Humbja në finale të Kupës së Italisë ndaj Interit, Alegri: Dikush më shtyu, ja e vërteta e kartonit të kuq

Masimiliano Alegri i bën llogaritë si trajner i Juventusit edhe për sezonin tjetër, ndonëse duke mos fituar asnjë trofe rrezikon vërtet shumë. Ai ka sqaruar në konferencën për shtyp edhe episodin kur u ndëshkua me karton të kuq.

ALEGRI

“Kaloi njëri nga ata të Interit edhe më shtyu. Nuk e di kush ishte, por u zemërova. Është njerëzore. Erdhi arbitri më pas edhe më ndëshkoi mua. Me të drejtë…”, ka thënë fillimisht trajneri i Juventusit.

Ndërsa sa i përket sezonit që Juvja e mbylli pa trofe, ai ka pranuar se kishte shpresa të mëdha që kjo të mos ndodhte.

“Besoja shumë se do ta merrnim këtë trofe, por nuk ndryshon shumë tani se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq. E di që tifozët tanë presin shumë dhe më vjen keq që e mbyllëm sezonin për një trofe.

Jemi të gjithë të mërzitur dhe të zemëruar, por këtë mllef ne duhet ta përdorim si energji për sezonin e ardhshëm. Juventusi duhet të kthehet fitues dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë.

Shanset për ta bërë këtë janë të mëdha, por duhet të punojmë mirë, shumë më mirë se këtë sezon”, u shpreh ai.

RËNIA E JUVENTUSIT

Trajneri Alegri nuk ka dashur të merret me dy penalltitë kundër dhe e ka pranuar se skuadra pësoi një rënie shqetësuese në pjesën e dytë të ndeshjes.

“Skuadra bëri një paraqitje të mirë, por pastaj ramë shumë. Në momentet finale, kur ne duhet të tregonim cinizëm, nuk ia dolëm dot.

Shpenzuam shumë energji duke luajtur me zemër dhe jo me mendime të qarta. Më vjen keq sepse sot bëmë një përmbysje shumë të bukur me Interin, por nuk arritëm që të ruanim rezultatin.

Më vjen keq gjithashtu edhe që nuk i mundëm dot në Torino në kampionat, sepse disa gjëra mund të kishin shkuar ndryshe. E them me bindje këtë. Por ç’vlerë ka tani…, – u shpreh trajneri.

– Penalltitë? Ndonjëherë ka episode pro dhe ndonjëherë kundër… I tillë është futbolli. Çfarë ka pozitive ky sezon? Mendoj se kemi arritur një objektiv të rëndësishëm që është kualifikimi në Champions.

Tani është detyra jonë që të ndërtojmë një skuadër fituese. Grupi është i ndërgjegjshëm për mundësitë që ka”

Arena e Lajmit


Humbja në finale të Kupës së Italisë ndaj Interit, Alegri: Dikush më shtyu, ja e vërteta e kartonit të kuq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook