Kërkoi 25 milionë dollarë dëmshpërblim për përdhunimin nga Kristiano Ronaldo, gjykata merr vendimin

Një gjykatë në Nevada i ka dhënë fund çështjes disavjeçare gjyqësore ku një grua akuzonte për përdhunim Kristiano Ronaldon, duke kërkuar miliona dollarë nga portugezi i cili në vitin 2009 i kishte dhënë 375 mijë dollarë për të mbyllur këtë çështje.

ronaldo majorga

Gjykatësja Xhenifer Dorsei në Las Vegas e mbylli çështjen, duke ndëshkuar sidomos avokatin e akuzueses Ketrin Majorga, Lesli Mark Stouall, se kishte vepruar me keqdashje duke shpërndarë dokumentacion konfidencial. Sipas gjykatëses, kjo situatë njolloste këtë çështje gjyqësore dhe e bënte të papranueshme.

Dorsei theksoi në vendimin prej 42 faqesh se hedhja poshtë e një çështje ku kërkoheshin rreth 25 milionë dollarë dëmshpërblim, pa të drejtë që ta rikthejë në gjykatë, është një ndëshkim i rëndë, por pranoi se veprimet e avokatit kishin dëmtuar Ronaldon.

asdasdsdsdsd

Majorga akuzon Ronaldon se e ka sulmuar seksualisht në vitin 2009, ndërsa kishte pranuar fillimisht se ai i kishte dhënë asaj 375 mijë dollarë nën dorë që çështja të mos shkonte në gjykata. Më pas ajo kërkoi që të hapej çështje ndaj tij duke argumentuar se nuk kishte qenë në kushtet më të mira mendore për të bërë një marrëveshje të tillë. Ndërkohë përfaqësuesit e Ronaldos nuk kishin mohuar që të dy kishin kryer marrëdhënie seksuale, por se kishte qenë konsensuale.

Avokati Stouall akuzohet se u shpërndau dokumentet konfidenciale mediave në Europë, duke njollosur kështu imazhin e Ronaldos, i cili pretendon njëkohësisht se një pjesë e tyre janë false, mendim i cili është ndarë edhe nga gjykatësja në Nevada.

Kërkoi 25 milionë dollarë dëmshpërblim për përdhunimin nga Kristiano Ronaldo, gjykata merr vendimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook