Kros thumbon rivalët e Champions-it dhe u përgjigjet kritikëve: Le të flasin, ne jemi…

Reali i Madridit ka siguruar pak ditë më parë finalen e Ligës së Kampioneve, teksa më 28 maj do të ndajë trofeun me Liverpulin në Paris. Rekordmenët e titujve në Champions kanë eliminuar Sitin në një ndër gjysmëfinalet më dramatike në këtë kompeticion.

kros anceloti

“Los Blancos” fituan 3-1 pas kohës shtesë, teksa arritën të përmbysnin Mançester Sitin në vetëm dy minuta lojë, por ai takim vazhdon të komentohet ende.

Prej ditësh mediat sportive, në veçanti ato angleze kanë kritikuar jo pak paraqitjen e realit, duke e cilësuar gati jashtë kësaj bote atë çfarë ndodhi në Madrid. Një nga komentet më të ashpra ka qenë ai i ish-portierit të Mançester Junajtidit, Peter Shmajkel. Danezi ka thënë: “Reali i Madridit nuk ka të drejtë të jetë në finale”.

Ky koment natyrisht që nuk është pritur mirë në Spanjë. Reagimet kanë qenë jo të pakta dhe nga Spanja.

Nga lojtarët e Realit të Madridit ka reaguar mesfushori Toni Kros, i cili nuk ka ngurruar të kundërshtojë opinionin e ish-portierit të “Djajve të Kuq”.

Duke folur në podkastin “Einfach mal luppen” të drejtuar nga i vëllai i tij, Kros i është përgjigjur flakë për flakë Shmajkelit.

Të tria takimet kundër Paris SG-së, Çelsit dhe Mançester Sitit lënë vend për diskutime se kush ishte skuadra më e mirë në harkun e 180 minutave, por ajo që na dallon ne dhe të tjerët është se Reali nuk ndalet asnjëherë, nuk dorëzohet kurrë.

Siti e kishte shansin të shënonte golin e dytë dhe nuk e bëri, pastaj erdhën ato pesë minuta të çmendura. Pas golit të barazimit nisëm të besonim edhe më shumë.

Kjo solli golin e 2-1 dhe më pas ishte gjithçka në dorën tonë. të tjerët le të flasin, por në finale jemi ne”, ka thënë Kros. Gjithashtu mesfushori gjerman nuk ka harruar të përsërisë se sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit i tij në futbollin e luajtur. “Mundet edhe të jetë kështu, nuk mund ta mohoj”, ka thënë ai.

Arena e Lajmit


Kros thumbon rivalët e Champions-it dhe u përgjigjet kritikëve: Le të flasin, ne jemi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook