“Kush mendon se do të vdesë i ri?”/ Ndërron jetë në moshën 19-vjeçare ylli i TikTok-ut, çfarë postonte ai pak orë para se të gjendej i pajetë

Ylli i TikTok, Cooper Noriega ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare disa orë pas një postimi të frikshëm në llogarinë e tij në rrjetin social.

TMZ raportin se Cooper është gjetur pa ndienja në një parking jashtë Los Anxhelosit, ku menjëherë kanë mbërritur ndihma e shpejtë për ta shpëtuar. Burimet e TMZ thanë se Cooper nuk ishte në automjet dhe nuk kishte shenja dhune në trupin e tij duke shtuar se nuk dyshohet për ndonjë vrasje të qëllimshme.

Vetëm disa orë para se të ndërronte jetë, ai postoi një foto të tij në TikTok me mbishkrimin, “Kush tjetër mendon se do të vdesë i ri”.

Cooper ka 1.77 milionë ndjekës në platformë, si dhe mijëra ndjekës edhe në Instagram. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, ndërsa autoritetet ende po hetojnë.

“Kush mendon se do të vdesë i ri?”/ Ndërron jetë në moshën 19-vjeçare ylli i TikTok-ut, çfarë postonte ai pak orë para se të gjendej i pajetë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook