“Mandatin e parë krijoi narkoshtetin, në të dytin pseudo-opozitën”/ Berisha në Vlorë: Qeveria jonë e sintonizuar me qarqet albanofobe

Screenshot 24

Ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Vlorën si qytetin ku ka përmbyllur turin elektoral 8 ditor në 9 qytete në kuadër të zgjedhjes së kreut të ri të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Berisha tha se qeveria është e sintonizuar me qarqet albanofobe dhe se është duke mbështetur Ballkanin e Hapur që është në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit.

“Së pari dua të përulem me nderim para jush të rinj të reja burra e gra, para demokratëve të Vlorës, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD në një moment kritik.

Ju shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri të ardhmen e këtij vendi dhe demokracinë.
Ky udhëtim i demokratëve shqiptar ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë. Me pengesë serioze të mëdha. Në këtë udhëtim u përballëm me një qeveri e cila në rast se mandatin e parë e përdori për të zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin, të dytin e përdori për të shkatërruar opozitën dhe për të krijuar pseudo-opozitën.

Në këtë përpjekje të tyre, të segmenteve kriminale të qeverisë, demokratët u përballën me presione të ndryshme e ndërhyrje brutale të mafies ndërkombëtare të Goerge Soros. Kjo mafie besonte se mund ti caktonte PD fatin e saj e ta kthente në një freskore të Edi Ramës, ti emërojë kryetarin dhe udhëheqjen. Pavarësisht presioneve, ju u ngritët sepse idealet tuaja ishin kishin mbetur të paprekura. Ju edhe me 25 prill votuat masivisht për PD 620 mijë shqiptarë i votuan kësaj partie duke e mbajtur në këmbë.

Në Vlorë më shumë se kudo shqiptarët ndjejnë frymëzim. Frymëzimin e atdhetarisë e dashurisë për këtë vend. Me 28 nëntor 2012 ku Ismail Qemali ngriti flamurin dhe shpalli pavarësinë, vendi në të katër anët ishte i shkelur nga pushtues të huaj. Por të gjitha këto nuk e trembën Ismail bej Vlorë, nuk e dekurajuan që të shpallte pavarësinë, pas kësaj shqiptarët me beteja e përpjekje që u kushtuan jo më pak se 1/6 e popullatës, e bënë të pavarur Shqipërinë, i larguan pushtuesit.
Në Vlorë gjëja e parë që të vjen në mendje është interesi kombëtar.
Mbrojtja e të cilit është jetikë, vendimtare, përcaktuese për të ardhmen dinjitetin prosperitetin kombëtar.

Sot nuk kemi fuqi të huaja në territorin tonë dhe as të Kosovës, sot kombi është i lirë por sot në Shqipëri ne kemi një regjim që shkelmon me politikat që ndjek interesat kombëtare shqiptare.

Sot ka një përputhje deri diku edhe bashkëpunim sintonizim mes albanofobisë dhe qarqeve të tilla në rajon e botë dhe qeverisë aktuale të Tiranës, kjo është e pamohueshme. Mund të japim me dhjetra shembuj.

Fakti se ne si komb kemi interesat tona kombëtare dhe janë përcaktuese për fatin dhe zhvillimin tonë. Të gjitha kombet kanë kundërshtarët  e dashakeqët e tyre, por zhvillohen kur kanë një shtet patriotik.

Çfarë ndodh sot?
Ballkani i Hapur. Dy projekte janë BH dhe Procesi i Berlinit.
Procesi është fuqitë kërkojnë të na mbajnë të lidhur në integrimin europian të na ndihmojnë e të na japin shpresë e projekte.

BH lindi nga Beogradi, sepse nuk është i gatshëm të ndjekë procesin e BE me realizëm. Kjo sepse ka një presidenti doktrinal i gjenocidit në Bosnje që deklaronte se për një serb duhen vrarë 100 mysmilanë. Atij i duhet të njohë genocidit. Para se të bëjë hapa drejtë Brukselit.

Ky zotëria nis një aleancë trilaterale në kurriz të Prishtinës. A nuk është ky një dhunim politik. Në vend të ndjehemi 2 herë më të fortë meqë Kosova është e lirë, ky fut sherrin Tiranë e Prishtinë.
Ky projekt ka shkatërrimin e prodhimit në Shqipëri.

Ne nuk konkurojmë dot me një bujqësi që në dekada ka marrë 20 herë më shumë subvencione se fermerit shqiptarë.
Procesi europian e parashikon shkëmbimin por me kuota të caktuara. Ky thotë tregti e lirë për të dëmtuar prodhimin në Shqipëri. A nuk është ky shkelmim i interesave tona?

Në BE nuk ka prodhues që vuan se ka të garantuara tregjet. Marrim qendrimin ndaj qytetarëve. a duhet të jetë qendrim i qeverisë zhvillimi i një kombi.

Shndërrimin në një vend më të mirëjetueshëm? A u rritën rrogat 2005-2013 dyfish thuajse në çdo sektor. sot jemi me ata që marrin rrogë mesatare e të ulët, marrin më pak 50 se sa në 2013 për shkak të inflacioni.
kjo qeveri çfarë i konsideron shqiptarët që si rrit rrogat por i topit me varfëri. Janë marrë miliarda euro bardhe 10 herë më shumë se 2005-2013″, tha Berisha.

 

“Mandatin e parë krijoi narkoshtetin, në të dytin pseudo-opozitën”/ Berisha në Vlorë: Qeveria jonë e sintonizuar me qarqet albanofobe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook