Ndeshja ndaj Dinamos, klubi i Kukësit njoftim të rëndësishëm për tifozët

Kukësi do të luajë ditën e shtunë ndaj Dinamos, në stadiumin “Kukës Arena” në orën 17:00, e vlefshme për javën e 34-të në Kategorinë Superiore.

BI

Për këtë ndeshje klubi verilindor i ka bërë me dije tifozëve të saj me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” çmimet e biletave.

Çmimet variojnë nga 200 lekë të reja në 2000 lekë të reja.

Në tribunën pas porte, “Naim Hoxha” bileta kushton 200 lekë të reja. Në tribunën përballë, “Shkëlzen Domi” bileta kushton 300 lekë. Në tribunat “Zeqir Ymeri” dhe “Gramoz Palushi” biletat do të kushtojnë 1000 lekë të reja.

Ndërsa bileta në tribunën VIP kushton 2000 lekë të reja. Për tifozerinë e Dinamos, të cilët do të qëndrojnë në tribunën “Sadik Zeneli” bileta kushton 200 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Nga sot ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kukësi-Dinamo e cila do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 17:15.

Çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP – 2000 Lekë

Tribunat Zeqir Ymeri dhe Gramoz Palushi – 1000 Lekë

Tribuna Shkëlzen Domi (përballë) – 300 Lekë

Tribuna Naim Hoxha (pas porte) – 200 lekë

Tribuna Sadik Zeneli (mike) – 200 lekë

Biletat mund të blihen pranë stadiumit “Kukës Arena”, në pikën e shitjes te tribuna Naim Hoxha.”

– Arena e Lajmit


Ndeshja ndaj Dinamos, klubi i Kukësit njoftim të rëndësishëm për tifozët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook