Ndryshime të mëdha te katalanasit/ Barcelona një kantier, në verë ikin 9 e vijnë… 7 lojtarë

Projekti 3-vjeçar i Barcelonës përpara mbërritjes së Ksavit në krye të skuadrës ka qenë një dështim spektakolar.

mini_2022-02-20-VALENCIA-BARCELONA-49

Vetëm një Kupë Mbreti e fituar është shumë pak, ndaj vera pritet të jetë mjaft e nxehtë për katalanasit.

Ndonëse të kushtëzuar nga financat e rrënuara, në Barcelonë kanë bërë gati një listë të gjatë largimesh dhe afrimesh të mundshme që do ta mbajnë trajnerin Ksavi të impenjuar çdo ditë.

LARGIMET – Barcelona ka bërë të gjitha planet e saj për afrimet në verë, ndonëse emrat kanë nisur të shkurtohen disi duke filluar me Erling Halandin, i cili vendosi të transferohej në Angli te Mançester Siti.

Por një gjë është e sigurt, Barcelona fillimisht duhet të shesë për të afruar më pas lojtarët e kërkuar nga Ksavi. Dhe lista e atyre që pritet të largohen është mjaft e gjatë, nëntë lojtarë, ndoshta dhe ndonjë tjetër më shumë.

Sipas gazetës “AS”, janë të paktën nëntë lojtarë nga skuadra aktuale që rrezikojnë të përfundojnë jashtë ekipit për sezonin e ri. Neto, Dest, Lengle, Mingeza, Umtiti, Luk de Jong, Depai, Riki Puxh dhe Braithuejt pritet të largohen në verë.

Por lista mund të zgjatet edhe më, me Kutinjon, gati të shitet tek Aston Vila për 20 milionë euro. Nga ana tjetër, e ardhmja e Dembelesë vijon të mbetet pezull.

Kontrata e tij mbyllet në fund të sezonit, por deri më tani nuk ka asnjë zhvillim. Në mëdyshje është dhe Adama Traore.

AFRIMET – Edhe ndërhyrjet në mbërritje pritet të jenë të shumta dhe do të prekin çdo repart. Sigurisht që sulmi është reparti më nevralgjik.

Me Halandin te Siti në krye të listës është Robert Levandovski. Atij i shtohet dhe një njohje e vjetër si Luis Suarez. Në mbrojtje fliten Azpilikueta e Markos Alonso nga Çelsi.

Ndërsa sipas “Sport” në mesfushë janë disa emra, Ruben Neves, Martin Zubimendi dhe Orelen Çomeni.

Arena e Lajmit


Ndryshime të mëdha te katalanasit/ Barcelona një kantier, në verë ikin 9 e vijnë… 7 lojtarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook