Pas 6 vitesh, Beyonce vjen me një surprizë të madhe për fansat

Beyonce padyshim është një ikonë në industrinë botërore muzikore.

Janë bërë plotë 6 vite nga publikimi i albumit të fundit të këngëtares. Së fundmi po qarkullojnë zëra se Beyonce po përgatitet të publikojë albumin e saj të shtatë dhe fansat vështirë se mund ta përmbajnë emocionin e tyre.

Zhurma e këtij lajmi filloi filloi dy ditë më parë kur fansat vunë re se Beyonce fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale, gjë që i bindi ndjekësit se ajo po përgatitet të publikojë muzikë të re.

Beyonce nuk ka publikuar një album  solo që nga Limonade e 2016-ës, kështu që fansat e saj besnikë me siguri mezi po e presin këtë projekt të ri të saj.

Këto “thashetheme” kanë arritur edhe në veshin e autores së hitit “Halo”, e cila ka zgjedhur të përgjigjet me veprime. Fituesja e Grammy-t shtoi një faqe të re në uebsajtin e saj në të cilën ajo shkroi:

“Ne e thyem internetin. Provo përsëri.”

Nga ana tjetër edhe Tidal, shërbimi i transmetimit të muzikës që Beyonce ka përdorur në të kaluarën, komentoi thashethemet të premten.

“Nuk mund të konfirmoj apo mohoj asgjë,” -shkroi kompania në Twitter.

Pas 6 vitesh, Beyonce vjen me një surprizë të madhe për fansat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook