Po zhvillon një sezon mbresëlënës në Serinë A, Specia vendos për të ardhmen e Rei Manajt

Rei Manaj po zhvillon një sezon mbresëlënës në Serinë A dhe i ka bindur drejtuesit e Specias për të ardhmen e tij.

manaj

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të blihet përfundimisht nga skuadra e Specias për një shifër rreth 2,7 milionë euro nga Barcelona.

Një vlerësim e veçantë ky gjest për 25-vjeçarin lushnjar ku do të vijojë ende bashkëpunimin me skuadrën nga Liguria që i ka bërë për vete të gjithë me paraqitjet e tij.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Specias, Rei Manaj është aktivizuar në total në Serinë A në 28 sfida nga ku ka shënuar 5 gola dhe nuk ka mundur dot të dhurojë asnjë asist për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Po zhvillon një sezon mbresëlënës në Serinë A, Specia vendos për të ardhmen e Rei Manajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook