Mançester Siti ka rënë dakord në parim për të transferuar Erling Braut Halandin në veri të Anglisë për pak më shumë se 60 milionë euro plus bonuse shtesë.
Megjithatë, transferimi mund të kishte përfunduar shumë ndryshe, sipas “Bild”, Bajerni ishte jashtëzakonisht i bindur që Erling Halandi do të ishte pasuesi i polakut, Robert Levandovski.
Do të kishte qenë një kohë e mirë për të dorëzuar stafetën dhe për të nisur diçka të re në repartin sulmues.
Sipas “Bild”, Salihamixhiç është takuar me agjentët e lojtarit dhe ka shpresuar në një goditje të fundit, ai ka pritur deri ditën e hënë për të marrë një përgjigje nga lojtari që kishte bërë zgjedhjen e tij, Sitin.
Arena e Lajmit