Shqipëria shtet i asociuar i BE? Meta komenton deklaratën e Charles Michel: Interesante, por me rëndësi detyrimet e shkruara

Whatsapp Image 2022 05 21 At 12.11.01 Pm

Presidenti Ilir Meta ka komentuar propozimin e bërë dje nga Presidenti i KiE, Charles Michel gjatë vizitës së tij në Tiranë, ku theksoi se Shqipëria të bëhet shtet i asociuar i Bashkimit Europian.

Në një konferencë për mediat presidenti tha se me rëndës janë detyrimet e shkruara.

“Idetë që hidhen nga individë të caktuar, pavarësisht nga funksionet që mbajnë, janë interesante. Por më të rëndësishme janë këto detyrime të shkruara, të votuara nga institucionet më të larta të BE. Që i zgjedhin zyrtarë të tillë, dhe i kërkojnë atyre llogari. Këto janë të pashmangshme, të paevitueshme për një vend që kërkon të bëhet anëtar i BE.”, pohoi presidenti.

Shqipëria shtet i asociuar i BE? Meta komenton deklaratën e Charles Michel: Interesante, por me rëndësi detyrimet e shkruara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook