Vodhën elementet metalike të urës në Ferras dhe i shitën për skrap, reagon ARRSH: Krijon rrezik për përdoruesit e mjeteve, autorët para përgjegjësisë!

285755919 1557885191272751 8175504844780814665 N

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me ngjarjen që u regjistrua në urën e fshatit Ferras, ku disa persona, që tashmë qëndrojnë pas hekurave vodhën për skrap elemente metalike, duke i shitur për skrap.

Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, ARRSH siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues.

REAGIMI I ARRSH
Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t’i shitur për skrap.

Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.
Vetëm me ndihmën dhe përgjegjshmërinë e çdo qytetari të këtij vendi do të bëjmë të mundur që siguria rrugore, në çdo cep të vendit, të jetë në nivelet që duam duke minimizuar rastet e aksidenteve.

Vodhën elementet metalike të urës në Ferras dhe i shitën për skrap, reagon ARRSH: Krijon rrezik për përdoruesit e mjeteve, autorët para përgjegjësisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook