Dikur donte Partizanin, Zeman thumbon Murinjon për finalen në Tiranë: Trofe për vende të prapambetura

Zdenek Zeman nuk u ndahet thumbimeve për Zhoze Murinjon, me të cilin ndër vite ka pasur vazhdimisht polemika në distancë. Dhe sigurisht nuk mund t’i rezistonte tundimit për të komentuar edhe praninë e Romës në finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj.

ZEMAN

“E çoi Romën në finalen e Ligës së Konferencës? Është një sinjal i asaj që përfaqëson ky kompeticion. Po çfarë Kupe është? Është një kompeticion i nivelit të ulët, një turne i ri ku luajnë vende të prapambetura në arenën futbollistike, edhe pse ka pasur edhe skuadra të mëdha pjesëmarrëse”, tha sot Zeman në “Rai Radio1”.

I ngacmuar nga drejtuesit e emisionit ku ishte i ftuar se Murinjo kishte thënë që nuk u përgjigjej kritikave nga Zeman sepse kishte fituar 25 tituj ndërsa Zeman vetëm dy herë Serinë B, solli përgjigjen e radhës nga çeku.

“Ai nuk e di që kam fituar edhe C2… Por çështja nuk është kush ka fituar dhe çfarë ka fituar. Ai ka fituar në skuadra ku fitohej edhe para tij, përveçse te Porto. Ndaj mendoj e kështu është më e thjeshtë”, tha trajneri i cili ka drejtuar në dy etapa të ndryshme Romën.

Në fakt, Zeman mund të kishte shkelur stadiumet shqiptare para Murinjos, pasi tre vite më parë mori një ofertë për të drejtuar Partizanin dhe ishte shumë pranë firmës me klubin kryeqytetas, siç tregoi asokohe për “Panorama Sport”. Por akordi nuk u arrit dhe klubi i kuq i besoi skuadrën italianit Franko Lerda.

Arena e Lajmit

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Trajneri i ri, Zeman: Ja e vërteta me Partizanin, më kanë kontaktuar për… (E PLOTË)


Dikur donte Partizanin, Zeman thumbon Murinjon për finalen në Tiranë: Trofe për vende të prapambetura

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook