Dy të zhdukur brenda 24 orëve në Tiranë, policia jep detajet. Në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale

Policia

39-vjeçari A.M., ka kallëzuar në polici largimin nga banesa e vajzës së tij të mitur, A.M., e cila më pas nuk është kthyer më.

Uniformat blu bëjnë me dije se është duke u punuar për gjetjen e të miturës.

“Më datë 03.06.2022, shtetasi A. M., 39 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja A. M., 14 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu një tjetër denoncim është bërë në polici. Shtetësja S.I., ka kallëzuar se bashkëshorti i saj A.I., 33-vjeç është larguar nga banesa dhe se nuk është kthyer më.

Më datë 03.06.2022, shtetasja S. I., ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më bashkëshorti i saj, shtetasi A. I., 33 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Sakaq Policia e Tiranës bën me dije se janë vënë në pranga shtatë persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policië, shtetasit E. D. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës;

-E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. D., 19 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-I. L., 62 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-B. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

-S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. Q., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasen E. B., 23 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Dy të zhdukur brenda 24 orëve në Tiranë, policia jep detajet. Në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook