Dy transferime me bujë, por pa shkëlqim. Interi dhe Atletiko Madrid përgatisin shkëmbimin e bujshëm të argjentinasve

Hoakin Korrea nuk po tregon atë që pritej te zikaltrit dhe Interi ka dyshime për të ardhmen e tij. Për këtë siç raporton argjentinasja “TNT Sports”, në shtëpinë e italianëve ka lindur ideja e shkëmbimit të tij me një tjetër bashkëkombës: Rodrigo de Pol.

KORREA LAUTARO

Mesfushori i Atletiko Madridit u pëlqen drejtuesve zikaltër dhe prej kohësh po monitorohet për të qenë ai alternativa e Brozoviçit, që me një eksperiencë në të shkuarën tek Udineze, e njeh mirë dinamikën e kampionatit italian.

Shkëmbimi mes tyre do të shkonte në favor të Interit që do të plotësonte objektivin e merkatos pa dëmtuar arkat, edhe pse spanjollët për momentin kanë ndaluar largimin e De Polit.

Arena e Lajmit


Dy transferime me bujë, por pa shkëlqim. Interi dhe Atletiko Madrid përgatisin shkëmbimin e bujshëm të argjentinasve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook