Ekzekutimi i Naim Bajrit teksa pinte kafe 3 ditë më parë në Shkodër, ja çfarë thotë policia

Naim Bajri

Teksa kanë kaluar 3 ditë nga vrasja e Naim Bajrit, ende nuk ka një person të arrestuar në lidhje me ngjarjen. Drejtues të policisë së Shkodrës, në një dalje për mediat u pyetën në lidhje me ngjarjen kriminale që ndodhi më 2 qershor në këtë qytet, ndërsa u bë me dije se po vijojnë hetimet.

Sipas policisë, hetimet vijojnë, por nuk mund të bëhen të ditura detajet për shkak të sekretit hetimor.

“Janë mbledhur grupet hetimore dhe vazhdon puna. Detaje nuk mund të japim për shkak të sekretit hetimor. Ka grupe të dedikuara hetimore të përbëra nga specialistët më të mirë të policisë.”, tha drejtuesi i policisë.

68-vjeçari Bajri u ekzekutua me armë zjarri teksa po konsumonte kafenë e mëngjesit.

Arena e Lajmit

Ekzekutimi i Naim Bajrit teksa pinte kafe 3 ditë më parë në Shkodër, ja çfarë thotë policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook