Kivanç Tatlitug shihet për herë të parë me të birin në publik, dy muaj pas ardhjes së tij në jetë

Dy muaj më parë aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të cilin e kanë quajtur Kurt Efe.

Teksa e ka mbajtur shumë private këtë periudhë, aktori është parë këtë fundjavë për herë të parë në publik, në Bodrum. Ai është zhvendosur me partneren dhe djalin e tij në qytetin bregdetar ku janë fotografuar duke marrë rreze në plazh. Në fotot e kapura nga paparaci, partnerja e tij shihet me të voglin në krahë, që deri tani duket se i ngjan aktorit pasi është biond si ai.

“Tani për tani, është biond, por duket se ka hijen e së ëmës”, – shkruajnë mediat turke për vogëlushin. Prindërit e kanë ruajtur vogëlushin Efe nga mediat sociale, por sapo u panë fotot e para, rrjeti nisi diskutimin për ngjashmëritë. ‘Biond, si i ati’ – ishte e thjeshtë për ta dalluar, por Efe është ende i vogël për t’ia zbuluar tiparet.

Çifti i artistëve kanë hapur derën e shtëpisë së pushimit për miqtë e tyre Ozge Ozpirinçci-Burak Yamanturk, dhe futbollistët Mehmet Topal and Gokhan Tore.

Kivanç Tatlitug shihet për herë të parë me të birin në publik, dy muaj pas ardhjes së tij në jetë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook