Ndërroi jetë papritur në moshën 19-vjeçare, ish-e dashura e yllit të TikTok flet pas vdekjes tragjike të tij

Familja e Cooper Noriega është zemërthyer teksa ka falënderuar fansat për mbështetjen pas vdekjes tragjike të yllit të TikTok në moshën 19-vjeçare.

“Përshëndetje të gjithëve. Në emër të familjes sonë duam t’ju falënderojmë të gjithëve për fjalët e mira”, shkroi 24-vjeçarja Parker Noriega në një mesazh të postuar në faqen e vëllait të saj në Instagram.

Vdekja e tij është një tragjedi për familjen dhe të dashurit tanë. Ne lutemi që të gjithë si komunitet të vazhdojmë trashëgiminë e tij.” Parker e përfundoi mesazhin e saj duke u thënë ndjekësve të Cooper se ai i donte të gjithë. “Ju lutemi mos ngurroni të na kontaktoni pasi na pëlqen të ndiejmë të gjithë mbështetjen,” shtoi ajo. “Ju bekoftë të gjithëve… me dashuri, motra e tij.”

Familja gjithashtu ndau deklarata përmes Facebook, me babain e Cooper, Harold Noriega, që shkroi: “Sot ka qenë një ditë tepër e vështirë për mua dhe familjen time. Ne humbëm 19-vjeçarin tonë të bukur Cooper mbrëmjen e kaluar. Nuk ka fjalë për të shprehur pikëllimin dhe humbjen.”, vazhdoi ai, duke shtuar se Cooper ka “prekur” kaq shumë njerëz gjatë viteve. “Kohët e fundit ai filloi një bisedë në Discord, për shëndetin mendor. Djali im ishte besimtar dhe e di që është në praninë e Zotit. Faleminderit të gjithëve. Ju dua të gjithëve.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cooper Noriega (@cooper.noriega)

Përveç familjes së tij, shumë miq i bënë homazhe yllit të dashur të TikTok përmes mediave sociale, duke përfshirë edhe ish-të dashurën e tij të fundit, Sabrina Quesada. “Drita e jetës sime, ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë”, ka shkruar ajo krah një seri fotosh. “Më vjen shumë keq dashuria ime. Mund të takohemi përsëri.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SAB (@sabquesada)

Cooper u gjet i vdekur jashtë një qendre tregtare në zonën e Los Angeles të enjten, disa orë pasi ai postoi një video të fshehtë në TikTok për vdekjen në moshë të re. Shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar.

Ndërroi jetë papritur në moshën 19-vjeçare, ish-e dashura e yllit të TikTok flet pas vdekjes tragjike të tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook