Ndryshimi i strukturës në kupat e Europës, rriten shanset për klubet shqiptare

Skënderbeu mbetet klubi i vetëm shqiptar që ka arritur të marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Por me ndryshimet e fundit që ka bërë UEFA, që do të hyjnë në fuqi në sezonin 2024-2025, shtohen shanset për klubet shqiptare që të marrin pjesë në fazën e grupeve.

Skenderbeu ne Europe

Në krahasim me të shkuarën, jo vetëm që është shtuar edhe një kompeticion i ri, Liga e Konferencës, është shtuar edhe numri i skuadrave që marrin pjesë në fazën e grupeve, nga 32 në 36. Sipas këtij formati të ri i bie që në tri kompeticionet që organizon UEFA, Champions, Liga e Europës dhe Liga e Konferencës, të marrin pjesë 108 klube europiane në fazën e grupeve. Kështu që drejtuesit e klubeve shqiptare duhet ta mendojnë mirë këtë ndryshim formati dhe me plane dhe strategji të qarta mund të arrijnë që të kapin fazën e grupeve, ku pa dyshim edhe përfitimi financiar do të ishte i konsiderueshëm.

FORMATI I RI- UEFA ka bërë zyrtar një ndryshim madhor në kompeticionet e saj, duke reformuar në mënyrë të dukshme, të tre turnetë për klube që zhvillon: Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Sistemi i ri do të hyjë në fuqi që nga edicioni 2024-2025 dhe do të jetë një ndryshim i madh në krahasim me atë që jemi mësuar të shohim deri më sot. Tashmë në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, ku do të marrin pjesë 36 skuadra dhe jo 32, nuk do të ketë më grupe të mbyllura me katër skuadra që përballen në shtëpi dhe jashtë fushe me njëra-tjetrën.

UEFA

Sistemi ri i me ligë të hapur, i ashtuquajtur “modeli zviceran”, parashikon që secila skuadër të luajë me 8 të tjera të ndryshme, me 4 sfida në fushën e saj dhe 4 sfida në transfertë. Në fund do të grumbullohen pikët e skuadrave dhe ekipet që janë renditur në 8 vendet e para, shkojnë në fazën me eliminim direkt të turneut. Ndërkohë, skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin 24- t, do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje për të shkruar në fazën e 16 më të mirave.

Arena e Lajmit


Ndryshimi i strukturës në kupat e Europës, rriten shanset për klubet shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook