Pasojat e një finaleje të fituar, Interi e paguan 1200 euro një shishe birrë

Tifozët e Interit kanë festuar mbrëmë gjatë një sukses në Kupën e Italisë ndaj rivaleve historikë. Fitoret ndaj Juventusit shijojnë gjithmonë shumë për zikaltërit, aq më shumë kur bëhet fjalë për të siguruar një trofe përballë tyre.

asadasd

Kështu ka qenë edhe mbrëmë, kur tifozët i ka pushtuar entuziazmi i jashtëzakonshëm dhe euforia të cilën e kanë shprehur edhe gjatë ndeshjes, edhe pse në disa momente e kaluan cakun, duke sjellë ndëshkim për klubin.

Komisionet disiplinore të Federatës Italiane kanë gjobitur me 6 mijë euro Interin pasi është konstatuar se gjatë finales, tifozë të zikaltërve kanë hedhur 5 shishe birrë në fushë. 1200 euro për çdo shishe është një shifër me të vërtetë e lartë, por të cilën me siguri klubi do ta paguante vazhdimisht nëse do të sillte suksese e trofe të tjerë përballë armiqve historikë.

Arena e Lajmit


Pasojat e një finaleje të fituar, Interi e paguan 1200 euro një shishe birrë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook