Tom Cruise ndahet sërish nga e dashura e tij! Çfarë e shtyu çiftin e aktorëve të ndaheshin

Tom Cruise raportohet se është ndarë nga e dashura e tij Hayley Atwell për herë të dytë.

tom cruise3

Çifti i aktorëve raportohet se i kanë dhënë fund raportit të tyre, pasi u ndan për herë të parë në shtator 2021.

“Fatkeqësisht nuk funksionoi. Tani kanë vendosur të jenë miq të mirë”, tha një burim për The Sun.

Më pas shtoi: “Ata kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe kanë kimi fantastike, kjo është arsyeja përse vendosën që t’i jepnin një tjetër shans marrëdhënies së tyre në fillim të këtij viti. Ajo që funksionoi pas dyerve të mbyllura, nuk funksionoi edhe aq mirë kur u bë publike duke shkaktuar bujë, ndaj u ndanë sërish.”

tom cruise1

Atwell ishte krah aktorit në premierën e filmit të tij “Top Gun: Maverick” në Londër më 19 maj.

“Ajo ishte atje thjesht për ta mbështetur, ishte hap i madh për ta”, shtoi burimi.

Tom nuk ka bërë publike lidhjet e tij që nga divorci me ish gruan Katie Holmes, 43 vjeç, në vitin 2012, ndërsa Hayley thuhet se ishte ndarë nga partneri në 2020.

tom cruise

Tom Cruise ndahet sërish nga e dashura e tij! Çfarë e shtyu çiftin e aktorëve të ndaheshin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook