VIDEO/ “Bëmë baba të të ngjaj”, djali i Del Pieros dhuron magji nga goditja e dënimit

Goditjet e dënimit ishin një nga specialitetet e shumta të karrierës brilante të Aleks Del Pieros, “perlat” e shënuara nga to ndër vite kanë mbetur të ngulitura në memorien e fansave në gjithë botën.

pjimage (1)

Siç duket talenti i ish-kapitenit të Juventusit është trashëguar dhe tek djali i tij 12-vjeçar Sasha, i cili ka dhuruar një moment magjie në një ndeshje moshash.

Në videon e publikuar nga “La Gazzeta dello Sport” shihet djali i ish-kampionit të botës duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit, me topin që kalon murin përpara tij dhe përfundon në rrjet.

Goli është bërë viral në rrjet brenda pak minutash ku fansat kanë bërë lidhjen me aftësitë që vetë Aleks tregonte në fushë.

Arena e Lajmit


VIDEO/ “Bëmë baba të të ngjaj”, djali i Del Pieros dhuron magji nga goditja e dënimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook