Mesfushori shqiptar i Entelës, Armand Rada, realizoi një supergol në duelin ndaj Foxhias i vlefshëm për “Play-Off”-in e Serisë C.
Në minutën e 8-të, futbollisti 23-vjeçar, “rrëmbeu skenën”, teksa me një gjuajtje të kalibruar nga afro 30 metra me të majtën, e dërgoi topin në trekëndësh, duke përshëndetur rrjetën e portës kundërshtare.
Një gol spektakolar ky, që çoi peshë tifozët e shumtë të Entelës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërkohë që e gjithë ndeshja përfundoi me rezutatin 2-1. Vlen të theksohet fakti se ekipi i Radës, në sfidën e parë në transfertë ndaj Foxhias, u mposht me rezultatin 1-0, duke sjellë kështu eliminimin.
Te Entela, përveç Radës, aktivizohet titullar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Silvio Mekaj, i cili është 24-vjeç dhe luan sulmues.
Arena e Lajmit