Vlahoviç e tepron me deklaratën për Juventusin: Jam gati të zbres në ferr me ty

Dushan Vlahoviç duket se e ka marrë me shumë zell aventurën e tij te Juventusi, edhe pse afrimi i tij i bujshëm te bardhezinjtë nuk solli asgjë të re në klubin i cili e mbylli pa trofe sezonin duke i dhënë fund një cikli shumë të suksesshëm. Sulmuesi serb ka bërë një postim në rrjetet sociale i cili është komentuar gjerësisht nga tifozët.

vlahovic

Fjalët e tij kushtuar Juventusit, shihen si një premtim për ringritjen në majë të bardhezinjve, por shumë tifozë mendojnë se ai e ka tepruar paksa me deklaratën e dashurisë ndaj një skuadre me të cilën ka pak muaj që luan.

“Ndeshje si këto të dhembin. Por nëse kam mësuar diçka, është se jam gati të zbres në ferr me ty, nëse do të shërbejë për të të kthyer në parajsë”, shkruante sulmuesi i Juventusit.

View this post on Instagram

A post shared by vlahovicdusan (@vlahovicdusan)

Ai gjeti rrugën e rrjetës në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, duke i dhënë përkohësisht avantazhin 2-1 bardhezinjve. Por goli i tij shërbeu për statistikë, pasi në fund Interi fitoi 4-2 dhe la Juven pa trofe në këtë edicion.

Arena e Lajmit


Vlahoviç e tepron me deklaratën për Juventusin: Jam gati të zbres në ferr me ty

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook