Vrioni, nga Juvja në “xhevahir” të Svarovskit/ Shqiptari po shkëlqen në Austri

Xhakomo Vrioni, në pronësi të Juves, po shkëlqen në Austri ku luan me ekipin e Svarovskit të Tirolit. 17 gola në 25 ndeshje janë vetëm njëra anë e CV-së së tij, pasi sulmuesi shqiptar po ndihmon skuadrën të sigurojë me qetësi qëndrimin në elitën e futbollit austriak.

vrioni

Në fakt, janë disa lojtarë në pronësi të klubeve italiane që po kërkojnë dhe gjejnë fatin e tyre jashtë kufijve të Gadishullit Apenin. Ndër këto nuk mund të kalonte pa u vënë re sezoni i jashtëzakonshëm i Xhakomo Vrionit, sulmuesit shqiptar në pronësi të Juventusit.

xhakomo vrioni

I lindur në vitin 1998, nën monitorimin e kujdesshëm të “Zonjës së vjetër” ai po gjen hapësirë dhe shkëlqim në skenën e Bundesligës austriake si protagonist me fanellën e Svarovski Tirol. Skuadra e qytetit të Vatens në fakt po rezulton të jetë konteksti ideal për suksesin e lojtarit që ka lindur në San Severino dhe tashmë është rikthyer me xhiro të plota pas dëmtimit të rëndë të pësuar gati dy vite më parë.

RINGRITJA – Por, si ia ka dalë mbanë? Siç i vjen natyrshëm një sulmuesi, praktikisht nën ritmin e golave. Që nga zbarkimi i tij në Austri, Vrioni ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje, 15 prej të cilëve në kampionatin ku po lufton për kurorën e bomberit. Pasi u shoqërua mes Serisë D, B dhe C, në janar 2020 ai u transferua përgjithmonë te Juventusi U-23.

vrioni

Me formacionin ‘B’ të bardhezinjve ai filloi të gdhendte atë vazhdimësi që i kishte munguar gjithmonë në përvojat e mëparshme me Matelikan, Pistoiezën, Venecian dhe Çittadelan. Me Juven shqiptari shënoi 3 gola në 11 ndeshje dhe bëri debutimin e tij në Serinë A nën urdhrat e Mauricio Sarrit në Juve-Roma e luajtur më 3 gusht 2020. Gjithçka dukej se po ecte në drejtimin e duhur kur më 26 nëntor 2020, thyerja e fibulës e detyron atë në një ndalesë të gjatë duke mbyllur para kohe sezonin.

E ARDHMJA – Me kthimin në fushë në funksion të sezonit 2021-2022, për shkak të humbjes së statusit nën 23 vjeç, klubi piemontez zgjedh një parking në formë huazimi. Austriakët e Svarovski Tirol janë destinacioni i përzgjedhur. Një lëvizje që ngjason me një nënvlerësim. Në tokën austriake, Vrioni rizbulon atë prirje që e kishte dalluar me fanellën e të rinjve të Sampdorias. Edhe në atë rast golat ishin 17, por me dyfishin e ndeshjeve.

vrioni

E ardhmja? Para së gjithash, ai duhet ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u përpjekur ndoshta të fitojë titullin e golashënuesit. Vrioni me 15 golat e tij është i dyti pas Karim Adejemit, i zyrtarizuar si sulmuesi më i ri i Borusias së Dortmundit që kryeson me 20 gola.

Ndër objektivat për t’u arritur është sigurisht ai i kthimit në kapacitet të plotë edhe në Kombëtaren shqiptare. Pasi kishte grumbulluar disa paraqitje me formacionet U-18 dhe 19, në fakt, ai mori nënshtetësinë shqiptare në vitin 2018 duke veshur të dyja fanellat (U-21 dhe Kombëtaren ‘A’). Fanella që mund t’i shijojë shumë shpejt përmes asaj që bën më së miri: golat. Për të mos u harruar edhe transferimet, pasi në gjurmët e Vrionit prej kohësh ndodhen Anderlehti dhe Alkmari.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Vrioni, nga Juvja në “xhevahir” të Svarovskit/ Shqiptari po shkëlqen në Austri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook