Will Smith po përgatit rikthimin e madh pas incidentit në Oscars, zbulohet surpriza e aktorit

Will Smith mund të jetë duke përgatitur rikthimin e tij në botën e kinemasë, pas bujës së madhe në ‘Oscars’ në muajin mars, kur ai goditi me shuplakë Chris Rock në skenë.

Pasi është dënuar të marrë pjesë në çmimet e Akademisë për dhjetë vjet, 53 vjeçari duket se po i merr vetë frerët në duar dhe do vetë-prodhojë filmin e tij të vitit 2007, ‘I Am Legend’, nëpërmjet kompanisë së tij ‘Westbrook Media’. Një burim i brendshëm i ka thënë ‘The Sun’ se: “Skenari është duke u shkruar duke përmendur karakterin e tij dhe Will mbetet ende i lidhur me projektin. Koncepti ende nuk ka marrë firmën e ‘Warner Brothers’, por nuk ka asnjë indikacion që Will është jashtë projektit. Natyrisht ai është producenti i filmit dhe kompania e tij e prodhimit është përgjegjëse. Dhe vetë Will po vazhdon terapitë dhe po qëndron larg vëmendjes.”

Kjo do e rikthente yllin e ‘The Fresh Prince Of Bel Air’ në rolin e tij si Robert Neville, duke punuar për të kuruar një apokalips zombie në New York. Filmi i drejtuar nga Francis Lawrence përqendrohet në historinë e shkencëtarit dhe të mbijetuarit të fundit të një murtajeje. Në film, personazhi i Will-it kërkon të ndryshojë efektet e virusit duke përdorur gjakun e tij imunitar.

Burimet kanë pohuar se skenaristi Akiva Goldsman, i cili përshtati romanin e Richard Matheson të vitit 1954 në filmin e parë, do të përfshijë personazhin e Richardit në skenar.

Pak ditë pas ngjarjes së bujshme, Will u shpreh i penduar dhe i kërkoi falje publike Chris Rock. Chris nuk i është përgjigjur, por i është referuar shuplakës disa herë në shfaqet e tij. Muajin e kaluar, Chris bëri shaka duke thënë se ‘humbi pjesën më të madhe të dëgjimit’ pas shuplakës.

Will Smith po përgatit rikthimin e madh pas incidentit në Oscars, zbulohet surpriza e aktorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook