Ornella Muti është një nga emrat më të njohur të kinematografisë italiane.
Aktorja së fundmi është bërë gjyshe për herë të katërt. Djali i saj i dytë, Andrea dhe partnerja e tij kanë sjellë në jetë vogëlushin Edoardo.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Ornella me anë të një posti në Instagram. Ajo ka publikuar një foto teksa mban dorën e fëmijës së sapolindur.
“Këtu është nipi i katërt: Edoardo. Shihet vetëm dorën e tij e vogël mbështjellë rreth gishtit të gjyshes. Foshnjat janë të shenjta dhe duhet të mbrohen nga mediat sociale,”-shkruan Muti krahas fotos.
View this post on Instagram
Edoarto i sapolindur është nipi i katërt i 63-vjeçares. Ajo është gjyshja e Akashit, Alessandros dhe Giulias gjithashtu.