Një përbindësh i vërtetë, Karim Benzema vazhdon të shkëlqejë në një sezon që po e shenjtëron atë si një nga legjendat e mëdha të Realit të Madridit dhe një nga golashënuesit më të mirë në historinë e klubit mbretëror.
Pasi parakaloi Di Stefanon më 9 mars me tregolëshin historik kundër PSG-së, numri 1 i “Los Blancos”, me realizimin ndaj Levantes, barazoi 323 golat e Raulit për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e madrilenëve, i kaluar vetëm nga Kristiano Ronaldo (451).
323 – Karim Benzema 🇫🇷 has equaled Raúl González as the second @realmadriden Top Scorer (323), only Cristiano Ronaldo netted more for “The Whites” ever (450). Monsieur#RealMadridLevante#RM 💜🤍 pic.twitter.com/fyPf0g1WJG
— OptaJose (@OptaJose) May 12, 2022
Në kampionat Benzema ka shënuar 219 gola dhe është ende pas Raulit (228) dhe, natyrisht, edhe pas Kristano Ronaldos (312). Gjithsesi me këtë rritëm të frikshëm, francezi, pritet të thyejë të tjera rekorde.
Arena e Lajmit