Kapiteni Kielini përshëndet pa trofe: Interi, më i fortë në të gjitha duelet

Xhorxho Kileini e ka pranuar se Interi këtë sezon ka qenë më i fortë se Juvja dhe kjo sipas tij u vërtetua edhe në ndeshjet direkte.

Kielini

“Të hënën do të luaj ndeshjen e fundit në stadiumin tim kundër Lacios, më pas do t’ua lë stafetën të rinjve. Jam krenar për atë që kam arritur, edhe pse të them të drejtën i kam disa pengje. Por jam krenar që po e mbyll duke luajtur në nivele të larta dhe jo duke u zvarritur. Pas pak javësh do të jem tifozi numër 1 i Juves. Mendoj se i kam dhënë shumë kësaj skuadre dhe tani është koha që të tërhiqem në mënyrën e duhur”, e ka nisur deklaratën e tij Kielini pas humbjes në finalen e Kupës.

E ARDHMJA

“Më vjen keq që e mbyllëm pa trofe. Ata (Interi) qarkulluan më mirë topin, por ne gjithsesi arritëm t’i përmbysnim. E pësuam duke pësuar dy eurogola dhe dy penallti. Për këtë ka pak keqardhje, sepse mendonim se mund të çonim një trofe në shtëpi. Interi tregoi se ishte më i fortë në të gjitha ndeshjet direkte dhe kjo do të thotë diçka. Ne nuk kemi qenë aq kompetitivë sa vitet e kaluara. Ka munguar shkëndija e një grupi të uritur, ka munguar përqendrimi në të gjitha ndeshjet. Mendoj se duhet të bëjmë një analizë të gjerë për shkaqet që na sollën këtu.

Është e pamundur që të pranohet edhe një vit tjetër si ky: pa trofe. Juvja është një klub i madh dhe nuk mund të pranojë rezultate të tilla. Po, ka pasur sezone kur e kemi mbyllur edhe në vendin e shtatë, por unë atëherë qëndroja si pulë e lagur para disa prej senatorëve.

Tani është koha që disa këtu në ekip të marrin më tepër përgjegjësi dhe të udhëheqin ekipin drejt një cikli të ri fitues. Natyrisht që duhen bërë edhe disa ndërhyrje të rëndësishme jo vetëm në aspektin e cilësisë së lojtarëve, por edhe të karakterit. Është koha ta bëjnë sa më shpejt, sepse unë çfarë kisha për të dhënë e dhashë me këtë fanellë”, tha mbrojtësi 37-vjeçar.

Arena e Lajmit


Kapiteni Kielini përshëndet pa trofe: Interi, më i fortë në të gjitha duelet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook