Nga goli më i bukur te shoku më i mirë, rrëfehet Leao: Shkriniari rivali më i fortë, Ibra më vret nëse…

Rafael Leao është loj tari i parë kuqezi në këtë sezon që ofron dy pasime vendimtare në të njëjtën ndeshje për të njëjtin lojtar. I fundit që ia kishte dalë të bënte diçka të tillë ishte Rade Kruniçi ndaj Torinos kur shërbente Ante Rebiçin në maj të vitit të kaluar. Fenomen në fushë, por edhe jashtë saj.

Feature-image-1-9

Dje ai ka qëndruar “live” në profilin e tij në “Instagram” dhe për disa minuta u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve. Më pas është pikasur duke shëtitur në qendër të Milanos.

Një ditë realksi për sulmuesin që në ndeshjen e fundit ishte vendimtar për fitoren e “Djallit” duke mundësuar dopietën e parë në karrierë për Stefano Tonalin.

Jeni i lumtur te Milani?

Po, shumë i lumtur.

Do të shënoni ndaj Atalantës?

Uroj që po. Do të mundohem me të gjitha mënyrat. Jo vetëm unë, por të gjithë në skuadër jemi të karikuar.

Cili është goli më i bukur që keni shënuar?

Ai ndaj Beneventos në transfertë.

Kush janë idhujt tuaj?

Ronaldo, Mbape, Nejmar, Ronaldinjo.  Duhet të përmend edhe Ibrahimoviçin pasi nëse nuk e përmend do të më vrasë.

Dukeni sikur e keni mësuar mirë italishten.

Po, kam përparuar. Tashmë e flas mirë dhe nuk kam vështirësi të kuptoj të tjerët.

Cili është shoku i preferuar në skuadër?

Ndihem mirë me të gjithë. Janë djem të mrekullueshëm si ata që kanë ardhur ashtu edhe ata që kam gjetur në skuadër. Të gjithë më kanë ndihmuar shumë.

Po rivali më i vështirë që keni hasur në Serinë A?

Milan Shkriniari është me të vërtetë shumë i fortë.

Keni ndonjë ëndërr për karrierën?

Te fitoj Champions-in dhe diçka me Portugalinë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Nga goli më i bukur te shoku më i mirë, rrëfehet Leao: Shkriniari rivali më i fortë, Ibra më vret nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook