Nga Leva te Mbape, efekti domino që mund të shkaktojë Haland te Sitit

Transferimi i Erling Halandit te Siti, i kërkuar nga shumë prej klubeve më të mëdha të Europës, mund t’i ndryshojë të gjitha dinamikat e merkatos së verës. 21- vjeçari ishte një objektiv i Barçës dhe Realit gjithashtu, por në fund zgjodhi Mançesterin.

16521073177058

Kjo mund të sjellë një efekt domino për shumë klube të Premier Ligës, përfshirë edhe lojtarë të Sitit. Në Europë mund të ketë 6 transferime të cilat mund të vijnë si rezultat i kalimit të norvegjezit në “Etihad”.

ZHEZUS (Arsenal) – Transferimi i Halandit te Siti kërcënon të ardhmen e Gabriel Zhezusit, i cili edhe pa Agueron këtë sezon në skuadër, sërish nuk u shndërrua dot në 9-ën e preferuar të Guardiolës. Arsenali ka nisur bisedimet për ta transferuar brazilianin.

MBAPE (Real) – Sulmuesi i PSG-së është emri më i kërkuar në Europë këta muajt e fundit. Por francezi mund t’u japë fund spekulimeve duke firmosur një kontratë me Realin. Spanjollëveu janë refuzuar shumë oferta ngaPSG për francezin verën e shkuar, por më në fund këtë verë mundta bëjnë të tyren me parametër zero.

DEMBELE (PSG) – Nëse Mbapelargohet nga Parisi, atëherë Osman Dembele është një nga kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar. Francezi po kalon njëtjetër sezon të vështirë në Barcelonë dhe katalanasit kanëdashur ta largojnë edhe në merkaton e janarit.

LEVANDOVSKI (Barcelona) – Nëse largohet Dembele,Barcelona do të kërkojë tëafrojnë një sulmues. Nuk është sekret që ëndrra e tyre është Robert Levandovski, i cili nëmoshën 33-vjeçare dhe pasi kafituar gjithçka me Bajernin,kërkon një sfidë të fundit nëkarrierë dhe me Barçën ka pasur kontakte.

MANE (Bajern) – Mane thotëse është i lumtur në “Anfield”,por Bajerni ka shprehur interespër sulmuesin e Liverpulit. Dhenëse Leva largohet pas 8 viteshnga Mynihu, senegalezi shihet siemri i madh që do të zbehëpeshën e largimit të polakut.

NKUNKU (Liverpul) – Kristofer Nkunku do të ishte zëvendësuesi ideal i Manesë në Liverpul, pasi prodhoi 34 gola dhe 20asiste për Lajpcigun këtë sezon.Klop ka kohë që e admironfrancezin e kërkuar edhe nga Junajtidi.

Arena e Lajmit


Nga Leva te Mbape, efekti domino që mund të shkaktojë Haland te Sitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook