Përfundimi i numërimit të votave për kryetarin e ri, Berisha shpallet fitues, Vokshi: Demokratët dëshmuan që partia i përket atyre

Screenshot 24

Deputetja Albana Vokshi ka folur për mediat pas përfundimit të numërimit të votave për kryetarin e ri në të gjithë degët e Shqipërisë. Në të gjitha degët fitues është shpallur Sali Berisha, ku ka pasur rezultat të thellë në raport me kandidatin tjetër, Ibsen Elezi.

“Kanë filluar të vijnë kutitë e votimit me materialet zgjedhore dhe në mbledhjen e nesërme do të bëhet edhe njëherë shqyrtimi i dokumentacionit dhe do të shpallet rezultati përfundimtar.

Është një nga proceset më transparente dhe të besueshme të kryer ndonjëherë qoftë për zgjedhjet në hierarkinë e degëve. Kjo ka shpjeguar edhe pjesëmarrjen e lartë të demokratëve. Është një arsye më shumë për t’i rikthyer besimin demokratëve. Ata dëshmuan me votën e tyre që partia i përket atyre”, tha Vokshi.

Arena e Lajmit

Përfundimi i numërimit të votave për kryetarin e ri, Berisha shpallet fitues, Vokshi: Demokratët dëshmuan që partia i përket atyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook