Të shtunën pritet fundi i agonisë blu/ Pse shanset për mbijetesën e Dinamos janë minimale

Dinamo ka shanse minimale për të kapur zonën “play out” në Superiore (vendi i tetë). Blutë janë nëntë pikë larg Egnatias dhe kësisoj duhet që të fitojnë patjetër në tri ndeshjet e mbetura, por edhe njëkohësisht rrogozhinasit të humbasin.

dinamo

Mirëpo, në takimin e fundit që është dueli direkt mes tyre, Dinamo duhet të mposhtë Egnatian me shifrat 3-0, pasi vetëm kështu e parakalon në renditje rivalin (më parë rrogozhinasit kanë fituar 2-0 dhe dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar në barazim 1-1).

Dinamo pati disa shanse për të rihapur garën e qëndrimit në elitë, por në asnjë rast nuk ia doli. Përveç ndeshjeve me rivalët direkt, si Egnatia, Kastrioti dhe Skënderbeu, ku nuk morën asnjë fitore, blutë mund të kishin rikuperuar diferencën me vendin e 8-të, duke marrë pikë ndaj Teutës, Partizanit, Tiranës dhe Laçit, por edhe në këto raste gabuan.

Rënia matematikore në Kategorinë e Parë është shtyrë nga humbjet e Egnatias, por agonia e Dinamos, me shumë mundësi, do të marrë fund në Kukës, ku do të luhet të shtunën në orën 17:00.

Arena e Lajmit


Të shtunën pritet fundi i agonisë blu/ Pse shanset për mbijetesën e Dinamos janë minimale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook