Tronditet futbolli, “Hulk” i Meksikës gjendet i vrarë në bagazhin e makinës në flakë

Një lajm tronditës vjen nga Meksika ku ish-futbollisti i klubit të njohur Çivas, Antonio “Hulk” Salazar, është ndarë nga jeta në rrethana të tmerrshme.

fghfghfghgfhh

Autoritetet meksikane kanë bërë të ditur se kanë gjetur trupin pa jetë të ish-futbollistit 33-vjeçar në bagazhin e makinës së tij (Chevrolet Valier) e cila kishte marrë flakë. Mjekët fillimisht nuk kishin arritur të identifikonin kufomën, pasi ishte djegur thuajse totalisht. Por konfirmimi si ai ishte trupi i Salazar erdhi të martën. Policia dyshon se Salazar është ekzekutuar në rrethana ende të panjohura dhe më pas është vendosur në bagazhin e makinës, të cilës i është vënë zjarr.

fghfghgfhgfhgfh

Salazar nisi karrierën si profesionist në radhët e Çivas, duke luajtur si sulmues me këtë skuadër. Ai ka luajtur edhe me ekipe të tjera në Meksikë dhe në Kosta Rika, ndërsa kishte vendosur të tërhiqej në vitin 2015.

Arena e Lajmit


Tronditet futbolli, “Hulk” i Meksikës gjendet i vrarë në bagazhin e makinës në flakë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook