“Unë nuk e shikoj Sorosin si armik”, Monika Kryemadhi: Sorosi nuk është Edi Rama dhe SHBA-ja nuk është Soros

Monika

E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë bisedës ajo kujtoi momente nga studimet që ka kryer në qendrën Marshall në Gjermani dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të një burse studimi. “Këtu Shtetet e Bashkuara kanë paguar për mua.

Kemi bërë aktivitete të jashtëzakonshme. Aty kam krijuar konceptet e para të rolit të tjetërsimit të ushtrisë komuniste në një ushtri europiane”, tha Monika.

Teksa u pyet nëse pagesat kanë të bëjnë me Sorosin, Monika tha se Sorosi nuk bën asnjëherë pagesa për institucionet shtetërore. “Shumë pak kanë qenë politikanë. Vajtja aty ka qenë nga Departamenti i Mbrojtjes i cili nuk merr kurrë para nga sponsor të tjerë. Shtetet e Bashkuara kanë bërë investim të jashtëzakonshëm në ushtrinë shqiptare”.

“Unë nuk e shikoj Sorosin si armik”, shtoi Monika më tej, teksa kujtoi edhe nismën e Ilir Metës kur ishte kryeministër, i cili në bashkëpunim me fondacionin “Soros” bënë të mundur që të gjithë ata që kishin studiuar jashtë vendit do të paguheshin dyfish nëse ktheheshin në Shqipëri. “Në atë kohë u kthyen 1200 shqiptarë që u punësuan në administratën shtetërore”.

Kryetarja e LSI-së tha se Sorosi ka bashkëpunuar me shumë politikanë, duke përmendur Sali Berishën, Fatos Nanon, Ilir Metën, Bashkim Finon dhe Aleksandër Meksin. “Sorosi ka bashkëpunuar me të gjithë. Sorosi nuk është Edi Rama dhe SHBA-ja nuk është Soros”, përfundoi ajo.

Arena e Lajmit

“Unë nuk e shikoj Sorosin si armik”, Monika Kryemadhi: Sorosi nuk është Edi Rama dhe SHBA-ja nuk është Soros

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook