Prokuroria e Sarandës ka vendosur nën sekuestro zyrën e noterit Aleko Anagnosti, së cilës iu vu zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qendër të qytetit.
Policia aktualisht është duke ekzekutuar urdhrin për sekuestrimin e zyrës. Anagnosti ndodhet në paraburgimin e Sarandës me masë “Arrest në burg” 45 ditë për shpërdorim detyre.
Ai u arrestua më 1 qershor, pasi ishte i përfshirë në tjetërsimin e një prone prej 10 mijë metra katror në Sarandë, ku përveç tij, në pranga ranë edhe disa zyrtarë të tjerë.
Arena e Lajmit