Ylli i muzikës botërore ndan lajmin e trishtë me fansat: Vjeshtën e kaluar u diagnostikova… (FOTO)

Ylli i muzikës country Toby Keith vuan nga kanceri që prej vitit të kaluar.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ndër të tjera në shkrimin e tij 60-vjeçari tregoi se që nga fundi i vitit 2021 është diagnostikuar me kancer në stomak dhe që prej asaj kohe po ndjek trajtime të ndryshme për ta luftuar këtë sëmundje.

“Vjeshtën e kaluar u diagnostikova me kancer në stomak. Unë i kam kaluar 6 muajt e fundit duke marrë kimioterapi, rrezatime dhe operacion. Deri këtu, shumë mirë. Më duhet kohë për të marrë frymë, për t’u rikuperuar dhe për t’u çlodhur.Mezi pres ta kaloj këtë kohë me familjen time. Por do t’i shoh fansat shumë shpejt,”-shkruan Keith.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Toby Keith (@tobykeith)

Keith ka performuar në skenë që prej vitit 1990 me një karrierë relativisht të gjatë. Ndonëse ka interpretuar shumë këngë të tij, më e preferuara nga të gjithë dashamirësit e muzikës së tij mbetet “How Do You Like Me Now”.

Ylli i muzikës botërore ndan lajmin e trishtë me fansat: Vjeshtën e kaluar u diagnostikova… (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook