Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave është regjistruar sot në aksin kombëtare Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Labinot-Fushë.
Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur katër persona, të cilët sipas burimeve jo zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga të dy automjetet ku tri vajza që po udhëtonin me BMW dhe një djalë që po qarkullonte me një autoveturë tip Fiat mbeten të lënduara.
Arena e Lajmit