Jay Z dhe Blue Ivy shfaqen si rrallëherë bashkë, por gjithë vëmendjen e mori ngjashmëria e madhe e 10-vjeçares me Beyonce

Duket se shprehja ‘bëmë mama të të ngjaj’ do ishte perfekte për tu përdorur në rastin e Beyonce dhe vajzës së saj të madhe. Kjo e fundit dhe Jay Z kanë bërë një dalje të rrallë publike dhe morën vëmendjen e të gjithëve.

Jay-Z dhe Blue Ivy Carter morën pjesë në ndeshjen e pestë të finaleve të NBA në Chase Center në San Francisko. Duke dëshmuar se ajo tashmë është një kopje e Beyonce, 10-vjeçarja veshi një xhaketë lëkure, një bluzë e zezë me fjalët “Brown Skin Girl” të shkruar në pjesën e përparme (titulli i hitit fitues të Grammy-t të saj dhe të ‘Queen Bey’) dhe pantallona të zeza.

Për të plotësuar look-un e saj, Blue Ivy kishte vendosur syze dielli dhe atlete Nike. Blue u shfaq me flokët kaçurrela, vathë të mëdhenjë, teksa kishte vendosur shkëlqyes dhe dukej shumë e ëmbël dhe e buzëqeshur. Një kopje e Beyonce.

Jay-Z ishte kombinuar me të bijën duke veshur edhe ai bluzë dhe pantallona të zeza.

“Gjatë gjithë lojës, Jay e mbajti të përqafuar dhe po i tregonte gjëra të ndryshme në fushë”, -tha një dëshmitar okular për E!News. “Ai ishte shumë krenar për të. Ai i dha një puthje në faqe.”

Pasi Warriors mundën Celtics me rezultatin përfundimtar 104 me 94, Blue Ivy u takua me disa nga lojtarët, duke përfshirë Stephen Curry. “Ajo dhe Jay-Z ishin pranë dhomave të zhveshjes pas ndeshjes”, -tha një dëshmitar tjetër. “Ajo ishte shumë e emocionuar pasi takoi Steph. Ai i shtrëngoi dorën dhe e përqafoi Jay.”

Jay Z dhe Blue Ivy shfaqen si rrallëherë bashkë, por gjithë vëmendjen e mori ngjashmëria e madhe e 10-vjeçares me Beyonce

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook