“Urime Interit dhe në veçanti vëllait tim, princit Abdullah bin Turki, për fitoren e Kupës së Italisë”, ka qenë mesazhi i Turki bin Fajsal Al Saud, sipërmarrës dhe pjesë e familjes mbretërore arabe, që ka ngjallur kureshtjen e të gjithë tifozëve të Interit.
Abdullah bin Turki nga ana tjetër është kushëriri i Bin Salman, pronarit të ri të Njukasëllit, një e dhënë kjo që është perceptuar si një e dhënë që tregon interesin e arabëve për Interin.
Në Milano kanë nisur të fantazojnë, mos ndoshta ky është sinjal për një ndryshim pronësie?
Arena e Lajmit