Pallati Mbretëror ‘kërcënon’ princ Harry dhe Meghan Markle pas vizitës në Jubileun Platinium: Nëse flisni dhe tregoni se…

Princi Harry dhe Meghan Markle do të shkatërronin çdo mundësi për t’u pajtuar me Familjen Mbretërore nëse zbulojnë se çfarë ndodhi pas dyerve të Pallatit gjatë Jubileut të Platinumit.

Biografi dhe gazetari Duncan Larcombe tha për revistën britanike Closer se “testi me të vërtetë fillon tani” pasi anëtarët mbretërorë u kthyen në shtëpinë e tyre në Kaliforni pas festës katër-ditore të Mbretëreshës Elizabeth në Londër në fillim të këtij muaji. “Ata kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Jubile dhe vërtet e kanë vendosur veten sërish në detyrat e tyre mbretërore– gjë që është e mrekullueshme për markën e tyre por edhe për Spotify, Netflix dhe Penguin”, -tha Larcombe, duke iu referuar marrëveshjeve të ndryshme të biznesit të çiftit. Markle do të publikojë një podcast gjatë verës, përveç dokumentarit në Netflix me Harry.

Eksperti vazhdoi, “Por gjithçka tani varet nga sjellja e tyre. Është e qartë se një dorë është shtrirë nga Familja Mbretërore. Por Harry dhe Meghan do ta prishnin këtë mundësi nëse ndonjë informacion privat rreth fundjavës jubilare do të flitej në shtyp ose do të zbulohej në një libër.” Larcombe shtoi se ai beson se Duka dhe Dukesha e Sussex “do të përjashtohen plotësisht” nëse kjo ndodh – “por nëse ata veprojnë siç duhet dhe provojnë se mund t’u besohet, mund të jetë një hap i madh në drejtimin e duhur dhe fillimi i një fillim i ri.

Në mars 2021, Harry dhe Markle u intervistuan nga Oprah Winfrey ku ata pretenduan se ajo kishte rënë pre e racizmi nga anëtarët e familjes. Pretendimet vetëm sa përkeqësuan një përçarje ekzistuese në familje pasi fansat nisën të spekulonin se kush ishte ai që dyshohet se pyeti për ngjyrën e lëkurës së djalit të çiftit Archie para se të lindte.

Larcombe tha se Familja Mbretërore ka frikë për një thellim të skandalit. “Prania e Harry-t dhe Meghan-it do të ketë qenë problematike për shkak të faktit se është thyer një sasi e madhe besimi”,- tha ai. “Është një territor i paeksploruar për Familjen Mbretërore, në të vërtetë – ata kurrë nuk kanë pasur lidhje me gjigantë të transmetimit apo shtëpi botuese më parë.”

Pas Jubileut, u pretendua se Kate Middleton dhe Princi William nuk bënë asnjë përpjekje për të prezantuar tre fëmijët e tyre, Princi George, Princeshë Charlotte, dhe Princi Louis me vajzën 1-vjeçare të Harry dhe Markle, Lilibet.

Harry dhe Markle kishin ftuar William dhe Middleton me fëmijët e tyre në festën e parë të ditëlindjes së Lilibet për t’u përpjekur të zgjidhnin problemet e tyre, por Duka dhe Dukesha e Kembrixhit nuk shkuan pasi kishin planifikuar të ishin në Uells për të marrin pjesë në festimet jubilare. Megjithatë, Lilibet arriti të takonte stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth.

Pallati Mbretëror ‘kërcënon’ princ Harry dhe Meghan Markle pas vizitës në Jubileun Platinium: Nëse flisni dhe tregoni se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook