Prej ditësh Sazani në luftë me flakët, ministria e Mbrojtjes nxjerr videon e “piromanit”. Reagon policia: Është zjarrfikës!

Etreyty

Pamjet që shihni tregojnë se si një person ndodhet mes vatrës së zjarrit në Ishullin e Sazanit. Video në fjalë është shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për personin që ka vendosur zjarrin.

Por nga ana tjetër policia pas hetimeve të ndërmarra për këtë rast, sqaron se personi në fjalë nuk është zjarrvënësi, por një punonjës i shërbimit të zjarrfikëses. Sipas bluve, personi në fjalë është zjarrfikësi Luan Kapaj.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve të kësaj zjarrëvënie që mori përmasa të mëdha.

ÇFARË PARASHIKON KODI PENAL
Kujtojmë se Kodi Penal në fuqi parashikon ndëshkime deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë në Shqipëri. Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale.

Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg.
Arena e Lajmit

Prej ditësh Sazani në luftë me flakët, ministria e Mbrojtjes nxjerr videon e “piromanit”. Reagon policia: Është zjarrfikës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook