Aktorja Monika Lubonja ka ironizuar deklaratat e bujshme të Dritan Bramës për raportin e tij me Ilir Shaqirin.
Teksa ishte e ftuar në një festë, Monika Lubonja tregoi se rastësisht ka takuar edhe Tan Bramën, të cilin e cilëson si “një nga miqtë e saj më të mirë.” Gjatë bisedës që dyshja zhvilluan, të publikuar në Instastory, Monika ironizon Ilir Shaqirin pas deklaratave të Tanit për miqësinë me të.
Biseda:
Monika Lubonja: Në këtë mbrëmje të bukur unë jam takuar me një nga miqtë e mi më të mirë, por e kisha shumë kohë më parë… Tani.
Tan Brama: Monika kënaqësi që të pashë!
Monika Lubonja: Tani je i mrekullueshëm edhe rroftë sa më shumë miqësia jonë.
Tan Brama: Faleminderit edhe shoqëria e pastër nuk vdes kurrë!
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, koreografi Tan Brama deklaroi se Ilir Shaqiri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen. (KLIKO)
Mirëpo, pas publikimit të lajmit Ilir Shaqiri kontaktoi “Panorama Plus” përmes rrjeteve sociale duke lënë të kuptohet e kundërta. Ai na ka dërguar një bisedë e bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku Tani nuk ishte i pranishëm. (KLIKO)