Situata e Romelu Lukakut te Çelsi nuk duket aspak e mirë, me sulmuesin që në javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pas fjalëve të agjentit të tij për një largim të mundshëm nga “Blutë”.
Ditën e sotme dhe vetë trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel foli në lidhje me situatën duke theksuar se nëse do futbollisti mund të diskutojë me presidentin e klubit për të ardhmen dhe se ai nuk do ta ndalojë futbollistin të bëj zgjedhjen që do për të ardhmen.
Përmendja e shpeshtë e emrit të tij nga të tjerët duket se e ka bezdisur Lukakun, i cili ka bërë një reagim të ashpër në “Instagram” ku thoshte se vetëm ai mund të flasë për veten e tij dhe se këto kohë ka zgjedhur heshtjen për të mirën e skuadrës.
“Kurrë nuk do lejojë njeri të flas në emrin tim.
E kam mbajtur gojën mbyllur për të ndihmuar ekipin në përfundimin sa më mirë të këtij sezoni.
Kështu që nëse dikush do të thotë diçka për mua dhe klubin, mos të flasin ë emrin tim.”, ka shkruar Lukaku.
Arena e Lajmit