Berat/ Tejkalim i shpejtësisë dhe alkol gjatë drejtimit të mjetit, ndëshkohen drejtuesit mjeteve

Auto Policiiiii 21637395095

Policia Rrugore e Beratit, në vijim të kontrolleve me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ka proceduar administrativisht gjithsej 353 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si dhe ka pezulluar dy leje drejtimi.

Njoftimi:

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 shtetas që u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.

12 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 10 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

34 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 53 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 25 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 219 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Arena e Lajmit

Berat/ Tejkalim i shpejtësisë dhe alkol gjatë drejtimit të mjetit, ndëshkohen drejtuesit mjeteve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook