Trajneri portugez i Romës, Zhoze Murinjo, postoi një foto në Instagram ku tregonte dëmtimin e tij dhe se kush e kishte shkaktuar, me fajtor që u shpall mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla.
Me nota humori, portugezi shkruante: “Pasi Rik Karsdorp është bullizuar në rrjetet sociale, duhet të postoja këtë foto dhe them se Kumbulla është fajtor”, me mbrojtësin që reagoi po me nota humori, duke u përgjigjur: “Kapa vetëm topin mister”.
View this post on Instagram
Duket se në këtë koment, ka zgjedhur të reagojë dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili nuk i kurseu gjithashtu notat e humorit, duke shkruar: “Zhoze Murinjo do të mbajë jashtë 11-she titullarë në finalen e Tiranës”.
LEXO EDHE: FOTO+VIDEO/ “Kapa vetëm topin mister”, Kumbulla dhe Murinjo imitojnë përplasjen e famshme Alegri-Lautaro
Arena e Lajmit