Berisha replikë me Ballën: S’mund të flasësh ti për SHBA, je vite dritë larg parimeve të Amerikës! I turpëroni shqiptarët

Screenshot 10

Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur kreut të Grupit e Parlamentar të PS Taulant Balla.

Në fjalën e tij Berisha tha se nuk mund të përdoret Amerika për të justifikuar shkeljen e ligjeve.

“Të përdorësh Amerikën  për të justifikuar për të shkelmuar ligjet, për të ndaluar votën e lirë në partinë kanabiste, për të maskuar me termin dhuratë , pallate dhe apartamente të tëra, nuk ka fyerje më të rëndë se sa për Amerikën e parimeve, të votës së lirë për Amerikën që qëndron për paqe dhe vlerë!? Pra ti je larg  nga këto parime të paktën vite dritë dhe ju mendoni se duke përdor Amerikën, termin fond u bërë amerikan, apo se duke tupëruar …e dini që turpëroni edhe shqiptarë edhe amerikanë me ata bagazh që ke. këtu të paktën mos fol për Amerikën, por fol për Sorosin”, tha Berisha.

Balla: Sot një vit shkojmë të gjithë së bashku ë shohim si i ishte dhe si është . Të njëjtët gjë bërë edhe për Pazarin , por nëse do tju dëgjonim ju tek pazari pantallonat dhe tubat dhe perimet do të shiteshin në të njëjtin vend. Edhe në fillim u ankuat për Stadiumin, por ku jemi sot. Tani do të bëhet finalja e Konference League.

 

Berisha replikë me Ballën: S’mund të flasësh ti për SHBA, je vite dritë larg parimeve të Amerikës! I turpëroni shqiptarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook