Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet private/ Nga jahti superluksoz dhe xhakuzi te ‘dhoma erotike’, ja vendi i izoluar ku po qëndron ylli i futbollit

Ylli i Manchester United Cristiano Ronaldo po shijon disa ditë pushime me familjen, pas sezonit të tij të parë në Premier League.

Portugezi po shijon këtë kohë relaksi në Majorka me familjen, ndërsa është parë duke marrë rreze në superjahtin e tij luksoz prej  5.5 milionë paund.

Së bashku me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët Cristiano Jr, Eva, Matteo, Alana Martina dhe Bella, futbollisti prej dy muajsh tashmë po shijon motin spanjoll në det të hapur. Familja po qëndron në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana.

Sigurisht, ata mbërritën sipas stilit luksoz- duke përdorur avionin privat të CR7, për të fluturuar atje. Por Ronaldo u sigurua që edhe parajsa e tij lundruese të ishte pjesë e pushimeve të tij, e ankoruar në Port Adriano aty pranë.

Në fotot e shkrepura futbollisti kishte veshur pantallonat e shkurtra dhe një kapele të zezë bejsbolli, ndërsa Georgina mahniti me bikini blu.

Vitin e kaluar, familja e famshme  qëndroi në një rezidencë historike e cila kushtonte 10,000 £ për natë në buzë të detit.

Këtë herë ata janë drejtuar për diçka më private. Me rekomandimin e ish-shokut të skuadrës së Cristianos, Sergio Ramos, ata kanë zgjedhur një vendstrehim luksoz rural të rrethuar nga malet Tramuntana në izolim të plotë.

Vila ka palestrën e saj, pishinën e rrethuar nga palma, disa xhakuzi, një fushë volejbolli në plazh dhe një fushë mini-futbolli, sipas gazetës ishullore Ultima Hora e cila ka publikuar pamje ajrore të pronës madhështore. Gazeta thotë gjithashtu se vila ka kishën e saj dhe një “dhomë erotike” të ndodhur poshtë.

 

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet private/ Nga jahti superluksoz dhe xhakuzi te ‘dhoma erotike’, ja vendi i izoluar ku po qëndron ylli i futbollit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook