Duke qenë se pjesa dërrmuese e lojtarëve aktualë pritet të largohet, detyrimisht lind nevoja për përforcime te blutë, sepse Kategoria e Parë nuk do të jetë aspak e lehtë sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit e Dinamos e dinë shumë mirë këtë gjë, ndaj dhe kanë nisur të piketojnë lojtarët, të cilët do të përforcojnë skuadrën. Disa përforcime pritet të vijnë nga jashtë vendit, edhe pse do të luhet në kategori inferiore.
Gjithashtu do të afrohet edhe ndonjë element i spikatur nga kampionati shqiptar. Emri i parë që është zbuluar është ai i sulmuesit brazilian, Kaina, aktualisht te Kastrioti, por i huazuar nga Vllaznia. Blutë po ndjekin edhe një mesfushor me shumë përvojë në Superiore.
Arena e Lajmit