Futbollistja kroate e Grashoperit, Ana Maria Markoviç, ka lëshuar një deklaratë surprizuese, e cila ka të bëjë me titullin e marrë nga mediat.
Ajo ndryshe njihet dhe si futbollistja më seksi në botë dhe për këtë, 22-vjeçarja është shprehur se nuk është aspak e lumtur.
“Më pëlqejnë kur mediat më quajnë si një futbolliste të bukur ose si një nga më të bukurat, sepse më bën të lumtur që të dëgjoj që jam e bukur. Por artikujt e gazetave që më quajnë si futbollisten më seksi në botë, nuk më pëlqen. Pas kësaj shumë trajnerë më kanë shkruar dhe hiqen sikur më duan në skuadër, por unë e di se çfarë ata duan në të vërtetë. Ata nuk më kanë parë kurrë mua teksa luaj futboll, por vetëm nga pamja e jashtme”, ishin fjalët e Markoviç.